", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/11/auto_Screenshot_2026-06-11_1829451781195414.png", "width": 900, "height": 725 } }

Podolski akuzon spitalin: Janë vjedhur unaza dhe bizhuteri nga trupi i gjyshes sime

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski, ka bërë publike një ngjarje të rëndë familjare që ka ndodhur pas ndarjes nga jeta të gjyshes së tij, Helene.

Sipas rrëfimit të ish-lojtarit gjerman, gjyshja e tij ndërroi jetë më 27 dhjetor 2025 në një spital në Këln. Por kur më 9 janar 2026 sipërmarrësi i funeralit shkoi për të marrë trupin, unaza e martesës dhe bizhuteritë e arta nuk ndodheshin më.

Podolski ka akuzuar spitalin për zhdukjen e sendeve me vlerë, duke theksuar se gjyshja i kishte mbajtur ato deri në momentin e vdekjes. “Nga trupi i gjyshes sime janë vjedhur unaza e martesës dhe bizhuteritë e arta. Ajo i mbante ende kur ndërroi jetë në spital”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, familja kishte kërkuar që gjyshja të varrosej me unazën e martesës, dëshirë që ishte komunikuar edhe me spitalin.

I revoltuar, Podolski e ka cilësuar ngjarjen si “një skandal të vërtetë” në një prononcim për median gjermane ‘Bild’. Familja ka bërë denoncim zyrtar për rastin, ndërsa spitali nuk e ka mohuar incidentin, por ka deklaruar se nuk mund të japë informacione për shkak të rregullave të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave.

View this post on Instagram

A post shared by Lukas Podolski (@lukaspodolski)