Raporti i transparencës, FIFA publikon pagën milionëshe të Infantino-s
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përfituar një pagë bruto prej rreth 2,6 milionë eurosh në vitin 2025, shumë e cila do të paguhet në vitin 2026. Ky informacion është bërë publik nga vetë institucioni përmes raportit të transparencës të publikuar në faqen zyrtare.
Sipas raportit, paga e drejtuesit zvicerano-italian, i cili drejton organin më të lartë të futbollit botëror që nga viti 2016, përbëhet nga dy pjesë. Infantino ka marrë një pagë bazë bruto prej 2,6 milionë eurosh, së cilës i është shtuar edhe një bonus prej rreth 1,9 milionë eurosh, vlera e të cilit ndryshon çdo vit.
FIFA kujton se kjo politikë transparence për pagat është në fuqi që nga viti 2019. Në vitin e parë të publikimeve, të ardhurat totale bruto të Infantino-s, duke përfshirë pagën bazë dhe bonuset, ishin rreth 2,5 milionë euro.
Mandati aktual i Gianni Infantinos në krye të FIFA-s zgjat deri në vitin 2027. Ai u rizgjodh me mbështetjen e 211 federatave në mars të vitit 2023.
FIFA ka sqaruar se këto pagesa lidhen me performancën financiare të arritur gjatë administrimit të tij, ndërsa paga e presidentit përcaktohet nga një komitet i pavarur.