Aktivisti i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari: Drejtësia u vu në vend për Berishën

Aktivisti i madh i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr sanksionin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në një reagim në facebook Bajraktari thotë se më në fund, drejtësia u vu në vend dhe e quan një zhvillim të rëndësishëm për të vërtetën, drejtësinë, të ardhmen dhe demokracinë në Shqipëri. 

Bajraktari vlerëson rolin historik që Berisha ka luajtur në  rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hapjen e vendit ndaj Perëndimit. Ai është një nga figurat kyçe të Shqipërisë demokratike dhe një mbështetës i fortë i miqësisë shqiptare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

"Më në fund, drejtësia vihet në vend. Lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr sanksionin “non grata” ndaj ish-kryeministrit Dr. Sali Berisha është një zhvillim i rëndësishëm për të vërtetën, drejtësinë, të ardhmen dhe demokracinë në Shqipëri.

Dr. Berisha ka luajtur një rol historik në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hapjen e vendit ndaj Perëndimit. Ai është një nga figurat kyçe të Shqipërisë demokratike dhe një mbështetës i fortë i miqësisë shqiptare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

E kam thënë disa herë publikisht se vendimi i ish-Sekretarit amerikan Anthony Blinken, para pesë vitesh më 2021, ishte i padrejtë dhe politik, duke penguar përparimin e Shqipërisë dhe dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. 

Vendimi i Administratës Trump dhe Sekretarit amerikan Marco Rubio është i drejtë dhe jashtëzakonisht i nevojshëm për ta çuar Shqipërinë përpara.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe mbarë kombin shqiptar" shkruan Bajraktari.