Protesta e 11-të masive në Tiranë rrëmben vëmendjen ndërkombëtare! ‘The Guardian’ e përzgjedh ‘Foto e Ditës’
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka përzgjedhur pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku numra masivë protestuesish prej ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
“The Guardian “shkruan se fotoja e protestës së 10-të radhazi, e shkrepur nga Vlasov Sulaj, është përzgjedhur në rubrikën e “Fotos së Ditës” nga media britanike.
Protesta masive ka shkaktuar ‘tërmet’ në Shqipëri dhe ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, për masivitetin e saj në revoltën kundër kryeministrit Rama.