FOTO/ Sot miratohet rezoluta e PD për dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar

Ditën e sotme pritet që të miratohet rezoluta e Partisë Demokratike të paraqitur tre javë më parë në Kuvend ku kërkohet dënimi i krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar.

Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

Kjo nismë e Partisë Demokratike synon gjithashtu nxitjen e hulumtimeve të mëtejshme nga studiues e akademikë për të zbardhur plotësisht krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dënimet dhe ekzekutimet e tyre.