Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Këlliçi: Kjo është një fitore e madhe e popullit shqiptar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Ky lajm është cilësuar si një fitore e madhe jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë popullin shqiptar dhe pluralizmin në vend.
Gjatë një interviste televizive, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e përkufizoi këtë lëvizje si një "vetëkorrigjim" që mund ta bëjë vetëm një shtet i madh si SHBA-ja. Ai denoncoi shpalljen "non grata" si një padrejtësi të madhe dhe një vendim "kryekëput të lobuar, korruptiv dhe me një axhendë malinje", i cili kishte për qëllim asgjësimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.
Gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi deputetei demokrat Këlliçi tha se fushata kundër Berishës u orkestrua përmes fondacionit Shoqëria e Hapur, George Soros, ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe vetë kryeministrit Edi Rama. Sanksionimi u krye përmes nenit 7031(c), një mekanizëm që i hoqi liderit të opozitës privilegjin për të vizituar SHBA-në pa i dhënë mundësinë e një procesi të mirëfilltë juridik, duke e kthyer termin "non grata" në një mjet izolimi politik.
Rikthimi i këtij privilegji rikthen në vëmendje arritjet historike të Sali Berishës, i cili mbetet i vetmi kryeministër shqiptar që ka pritur një president amerikan, George W. Bush, dhe ka futur Shqipërinë në NATO. Me këtë zhvillim të bujshëm, theksohet se demokracia fitoi dhe qytetarëve shqiptarë u mbrohet e drejta për të zgjedhur të lirë, pa u diktuar nga pushteti se kush duhet t'i përfaqësojë në opozitë.
Arnold Kariqi: Do të fokusohemi tek zhvillimi i ditës së sotme, lajmi më i bujshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë, i cili ka hequr sanksionin ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. Sa e rëndësishme është kjo për opozitën? Është diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë.
Belind Këlliçi: Në fakt, është një mesazh shumë i mirë. Është një vetëkorrigjim që mund ta bëjë vetëm një shtet i madh siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika me të vërtetë është e madhe, por e vërteta është shumë herë më e madhe. Dhe një padrejtësi e madhe sot u zhbë. Një vendim kryekëput i lobuar, korruptiv, me një axhendë malinje për të zhdukur opozitën në Shqipëri, përmes dizenjimit të zotit Berisha, apo përmes sanksionimit, se duhet ta themi pak se çfarë është ky mekanizëm. Pra, përmes futjes në fuqi të sanksionit 7031(c), që do të thotë që për arsye që Sekretari i Shtetit apo Departamenti i Shtetit gjykonte se zoti Berisha mund të kishte arsye të caktuara apo dyshime për shkelje të ndryshme nga ana e tij, ai e sanksionoi zotin Berisha duke mos i garantuar një privilegj që e jep shteti amerikan, të drejtën për t'u futur në SHBA. Pra, t'ia sqarojmë atyre që na ndjekin se ky termi "non grata" nuk është një term juridik, nuk ekziston.
Por "non grata" ka qenë një i padëshiruar për t'u futur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një, dy, tre, katër arsye që ne gjykojmë në atë moment, kanë qenë dyshimet e tyre. Që koha e faktoi, koha e tregoi, që ka qenë një vendimmarrje kryekëput korruptive dhe e lobuar nga George Sorosi, Fondacioni Shoqëria e Hapur, pa diskutim. Fondacioni Shoqëria e Hapur, George Sorosi, McGonigali, miku i ngushtë i Edi Ramës dhe Edi Rama vetë. Me këtë vendimmarrje të ditës së sotme, të njoftuar zyrtarisht nga drejtuesit më të lartë të Ambasadës Amerikane ndaj zotit Berisha, për të hequr këtë sanksion, pra për t'i rikthyer privilegjin që t'i jep Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t'i japin për të patur akses dhe për t'u futur në SHBA, bien të gjitha ato akuza, dyshime apo aludime për të cilat ishte sanksionuar zoti Berisha. Pra, që ta kuptojnë edhe ata shikuesit që na ndjekin, nga dita e sotme zotit Berisha i rikthehen të gjitha privilegjet dhe të drejtat që gëzon çdo qytetar, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjykojnë që privilegji i jepet për mundësinë për të vizituar vendin e tyre. Kjo është një fitore e madhe jo e Partisë Demokratike. Është një fitore e madhe e popullit shqiptar. Unë kam mbajtur qëllimisht një fjalë sot në parlament, ku kam ngritur edhe një aktakuzë, sepse nuk mund të kishte një aktakuzë më të madhe se ajo që kemi parë sot ne në parlament, që deputetët e PS-së mbanin kokën ulur.
Ditën e djeshme ushtari i Suel Çelës, Taulant Balla, ishte dje publikisht në media dhe shkruante në rrjetet e tij sociale, që Berisha vinte nga një takim në Bosnje, ku në fakt u mbajt samiti i Partive Popullore Evropiane. Samitin e radhës e kishin vendosur në Bosnje, në Bosnje shkoi zoti Berisha. Para një muaji e kishin në Kroaci, shkoi në Kroaci. Kur e kishin në Valencia, ka shkuar në Valencia. Kur e kanë pasur në Bruksel, ka shkuar në Bruksel. Dhe Balla dje e keni në rrjetet sociale, mund të futeni tani para 24 orësh, ka postuar duke përmendur oqeanin. A e kalon dot ti oqeanin? A shkon dot ti në SHBA siç ti deri në Bosnje mund të shkosh. Dhe ndërkohë, ndërkohë nuk kishte një përgjigje sot. Sot nuk kishte një përgjigje. Dhe sot është bërë një padrejtësi e madhe në raport me Kuvendin e Shqipërisë, me popullin shqiptar. Ajo ka qenë një njollë e zezë, ajo ka qenë një shpifje, ajo ka qenë një lobim i korruptuar që godiste jo vetëm opozitën, por godiste çdo qytetar shqiptar. Është Partia Demokratike që rivendosi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas rrëzimit të perdes së komunizmit. Është Partia Demokratike dhe është vetë Berisha që është i vetmi kryeministër në detyrë që ka pritur të vetmin president amerikan në detyrë, para pak ditësh ishte përvjetori, i vizitës së presidentit George W. Bush. Dhe në mes të Tiranës, në mes të Tiranës thuhej troç nga presidenti i SHBA-ve që Kosova është e pavarur dhe do të jetë e pavarur.
Dhe një vit më pas Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Pra këto arritje të mëdha, zoti Berisha është i vetmi lider politikan shqiptar që ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe është pritur nga tre presidentë të ndryshëm amerikanë. Këto arritje nuk i zhbën dot askush, asnjë propagandë, asnjë vendimmarrje e korruptuar, asnjë lobim korruptiv. Dhe ky është një lajm i mirë që e them unë, jo vetëm për demokratët, jo vetëm për qëndrestarët. Sot ka fituar demokracia. Dhe demokraci do të thotë të zgjedhësh qeverinë që do, jo të zgjedhësh opozitën që do. Ajo çka bëri, ajo çka na imponoi ne Edi Rama në këto pesë vitet e fundit, ishte që për herë të parë pushteti përmes lobimit korruptiv, arriti të përzgjidhte opozitën që donte. Dhe kjo histori ka marrë fund sot. Qytetarët shqiptarë kur jetojnë në një demokraci, kanë të drejtën të zgjedhin kush do jetë qeverisë. Jo opozitën që do pushteti përballë, për të patur një opozitë të pilotuar, të komanduar, të marrë peng, të padëmshme ndaj pushtetit. Kështu që ky është një lajm i jashtëzakonshëm, në radhë të parë për demokratët, në radhë të dytë për çdo qëndrestar, për çdo njeri që ka besuar te kjo e drejtë.
Arnold Kariqi: Një luftë pesëvjeçare e thatë që nuk e keni patur kundra vetëm kryeministrin Rama dhe Taulant Ballën, keni patur kundra ambasadoren amerikane që ju tha do hani bar.
Belind Këlliçi: Shiko, ajo që na tregonte barin. Ajo që i tregoi demokratëve barin, që sot është e përzënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, së bashku me shefin e saj që nuk futet dot sot në asnjë godinë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendim të presidentit të SHBA-ve. Pra, duhet të kuptojnë diçka ata shikuesit që na ndjekin. Kjo betejë që ka bërë Partia Demokratike në pesë vite, është një betejë që ka shpëtuar vendin, nuk është betejë për PD-në. Shpëtoi vendin nga skenari për ta lënë Shqipërinë pa opozitë...