Sot është një ditë fitoreje për demokratët dhe për kauzën e lirisë!
Nga Gjin Gjoni/
Bacë u Krye.
Sot është një ditë fitoreje për demokratët dhe për kauzën e lirisë!
Pas një beteje të gjatë politike dhe morale, konfirmohet heqja e “non gratës” për liderin historik të opozitës, Sali Berisha. Një vendim që shumëkush e përdori si armë për ta larguar nga politika, për ta izoluar dhe për ta fshirë nga historia, rezultoi i pafuqishëm përballë vullnetit, qëndresës dhe besimit te e drejta.
Për vite me radhë u investua për ta rrëzuar politikisht, por ai nuk u tërhoq, nuk u përkul dhe nuk e braktisi betejën. Sot, e vërteta triumfon mbi propagandën dhe qëndresa mbi padrejtësinë.
Kjo është një fitore për çdo demokrat që nuk u dorëzua, për çdo qytetar që besoi te e drejta dhe për të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës kur ishte më e vështira.
Urime demokratëve kudo ku janë! Koha dëshmoi se qëndresa, besimi dhe sakrifica nuk shkojnë kurrë dëm.#GG#.
Shiko më pak