Heqja e sanksioneve ndaj Berishës, Alimehmeti: Kokën lart demokratë! Sot nis një epokë e re
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me lajmin për heqjen e sanksioneve ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.
Në mesazhin e tij, Alimehmeti e cilësoi zhvillimin si një triumf të së vërtetës dhe të drejtës, duke theksuar se koha dëshmoi se qëndrimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë.
“Koha na dha të drejtë! E vërteta vonon por nuk harron!”, shkruan ai, ndërsa shton se në momentet më të vështira iu afrua Partisë Demokratike pikërisht sepse besonte se ajo kishte të drejtë.
Sipas Alimehmetit, “të drejtat dolën një e nga një”, pavarësisht, siç shprehet ai, mosbesimit dhe sulmeve politike, mediatike e juridike. Ai vlerëson se me heqjen e sanksioneve ndaj Berishës merr fund edhe periudha e mbrojtjes së së vërtetës.
“Koha e mbrojtjes së të vërtetës merr fund sot me heqjen e non-gratës së dr. Berishës”, shprehet Alimehmeti.
Në fund të reagimit të tij, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaron se “sot fillon epoka e largimit të gënjeshtrës që okupon këtë vend prej 13 vitesh”, duke mbyllur mesazhin me thirrjen: “Kokën lart demokrat!”.
Postimi i plotë:
Koha na dha të drejtë!
E vërteta vonon por nuk harron!
Në ditën më të keqe u afrova me PD, se kishte të drejtë!
Të drejtat dolën një e nga një pavarësisht çdo mosbesimi apo sulmi politik, mediatik dhe juridik!
Koha e mbrojtjes së të vërtetës merr fund sot me heqjen e non-gratës së dr. Berishës!
Sot fillon epoka e largimit të gënjeshtrës që okupon këtë vend prej 13 vitesh!
KOKËN LART DEMOKRAT!