A po mbahet peng hetimi për Ballukun, Gjokutaj: SPAK i kishte dokumentet e akuzave të sotshme, pse nuk i përdori

Zhvillime të reja dhe akuza të rënda rrethojnë dosjen e një ministreje, e cila dyshohet për përfshirje në një skemë gjigante përfitimesh abuzive së bashku me ish-stafin e Bashkisë së Tiranës. Në një diskutim të zhvilluar së fundmi në media, ekspertë të fushës juridike dhe analistë kanë hedhur dritë mbi prapaskenat e këtij rasti, duke vënë theksin te shumat monetare të konsiderueshme dhe strategjia e dyshimtë e Prokurorisë së Posaçme.

Avokati Genc Gjokutaj gjatë një interviste në "Kafe Shqeto" në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri theksoi se statusi i ministres si një personazh i njohur në këtë aferë lidhet ngushtë me sasinë e jashtëzakonshme të parave të përfshira në skemë. Megjithatë, fokusi kryesor mbetet tek ana procedurale dhe veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Nga këndvështrimi juridik, avokati tha se, ndonëse u krijua fillimisht përshtypja sikur ministrja i shpëtoi drejtësisë pas vendimit të 12 marsit dhe ndryshimit të akuzës, situata reale flet për të tjera dinamika. Sipas tij, akuza fillestare për shkelje të barazisë në tendera nuk ishte thelbësore, pasi natyra e vërtetë e veprave penale në nivele të tilla përfshin korrupsionin dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Për vepra të këtij kalibri, masa e sigurisë me burg mbetet një rrugëtim ligjor logjik.

Flavio Qarri: Mendonim se e dinim se sa kishte përfituar Balluku por sa më shumë të gërmosh aq më shumë para do të gjesh, madje edhe ca njerëz të çuditshëm që mbi të gjitha një pjesë e preferuar e imja e plugut ishte pikërisht skema e famshme dhe konsistenca e stafit të vjetër të Bashkisë së Tiranës, të Edi Ramës, për të vazhduar për të vjedhur tanimë në qeveri. Me sa duket paska ca përfitime të llatarshme, por ka dhe zhvillime të reja. Gjokutaj, e para njëherë ta kuptojmë juridikisht në këto momente. Është krijuar përshtypja sikur Bela ja hodhi, sikur shpëtoi pas atij vendimit të 12 marsit. Pas ndryshimit të akuzës, sa afër apo larg, është ndaj burgut Balluku?

Genc Gjokutaj: Nëse e mbani mend, kjo temë ka qenë, kjo pyetje që ju bëni sot, është bërë dje. Domethënë flas në kohën që ju i referoheni. Dhe SPAK-u edhe pse në nivelin e një akuze, unë e kam thënë qesharake pra shkelje e barazisë së tenderave ku ministri nuk ka shkelje barazie tenderash, ka ose korrupsion ose pafajësi. E megjithatë SPAK-u kërkoi arrest në burg, masën ekstreme. Dhe asokohe unë kam thënë këtu te juve, në studion tuaj që SPAK-u do të riformatojë akuzën dhe do të shkojë në kuvend që të kërkojë, nuk diskutohet lloji i masës më, sepse kur ti kërkon arrest në burg me shkelje barazisë tenderash, tashmë ke korrupsion dhe pastrim produktesh të veprës penale. Pra lloji i masës është tashmë i përcaktuar nga ligji, çdo gjë ka ecur sipas parashikimit, por është një element i cili mua procedurialisht më frikëson, është elementi kohë.

Që SPAK-u nuk e di për çfarë arsye është vonuar kaq shumë, ndërkohë që për fakte të cilat përbëjnë lëndën, substancën dhe shtratin e akuzës së re, pra korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, nuk janë rezultat i një hetimi të tashëm, aty kanë qenë dokumentat. Pse e fotografoi ndryshe SPAK-u asokohe pra në Mars, e fotografoi ndryshe akuzën? Çfarë ka ndodhur që SPAK-u po me këto letra ka bërë një fotografi tjetër me ngjyra, në 3D e të tjerë. Pra unë druaj që kjo nuk është një vonesë që i është dashur për të hetuar, kjo është një vonesë, një stand-by për ta aktivizuar atëherë kur nuk e mban dot më në dorë, sepse lidhet domosdoshmërisht dërgesa në kuvend, nëse do ta dërgojnë, lidhet dhe me afatet e hetimit. Më kupton? Lidhet me afatet e hetimit. Kështu që imagjinoni kur do ta çojë SPAK-u dhe ti e kupton xhaxhi Peleshin se si e pret që i vë menjëherë në lëvizje, që i fut në sirtar, pastaj bllokohet brava, e kupton njëherë s'ka drita...