Shpërthim në jug të Kinës, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang në jug të Kinës.
Sipas Global Times, shpërthimi ndodhi rreth orës 1:40 të mëngjesit me kohën lokale në qarkun Xing’an.
Një hetim paraprak ka përjashtuar gazin e tubacioneve dhe faktorë të ngjashëm si shkak të shpërthimit, ndërkohë policia tha se autoritetet e sigurisë publike po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe të gjithë ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Operacionet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje vazhdojnë.