A i numërove sot? SHIKONI PAMJET ME DRON/ S' janë 2 mijë, por mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të minimizojë protestën e mijëra shqiptarëve që sot për të njëmbëdhjetën ditë kërkojnë në kor: Rama jepe dorëheqjen.

Protesta qytetare para kryeministrisë shënoi sot një pjesëmarrje më të mëdha që nga nisja e saj.

Mijëra qytetarë iu bashkuan edhe sot tubimit, duke e kthyer bulevardin përpara Kryeministrisë në një demonstrim force dhe qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës. E jo vetëm, ashtu ‘lumi’ I njerëzve marshoi nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës duke thirrur ‘Rama jepe dorëheqjen’ , Revolucion! Shqipëri e Re.

Pamjet me dron të sjella nga Syri janë provë e saj. Dhe pyetja që duhet ti bëhet Ramës është:  A I numërove sot?

Protesta që nisi sot pasdite në orën 18:00 vijon prej më shumë se 5 orësh, edhe tani ora 23:00 ajo ende nuk ka mbaruar.