'Rama jepe dorëheqjen!' Jehon dhe tek sheshi 'Willson' - 'Kupa u mbush! Marshimi protestë s'ndalet në Tiranë
Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Ata u ulën për disa minuta në tokë te kryqëzimi i 21-Dhjetorit, në një formë simbolike proteste, ndërsa më pas kanë vijuar lëvizjen drejt zonës së “Vasil Shantos”.
Në duar mbanin pankarta si 'kupa u mbush' ndërsa thirrjet në kor 'Rama jepe dorëheqjen' nuk ndalen.
Më pas marshimi vijoi edhe në sheshin "Willson' për të vijuar më pas drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' dhe ndalur poshte godines se kryeministrit Rama.
Marshimi po zhvillohet pas tubimit para Kryeministrisë, me pjesëmarrës që mbajnë flamuj kuq e zi dhe thërrasin kundër qeverisë. Kjo është dita e 11-të e protestës.