Protestë-marshimi/ ‘Lumi’ i qytetarëve rikthehet sërish në Kryeministri

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë ende të marshojnë në kryeqytet, ndërsa janë afruar në sheshin përpara Kryeministrisë

Më thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, “Opozita jemi ne”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion”, vijon protestë-marshimi në të gjithë kryeqytetin.

Pjesëmarrja është historike dhe ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Protesta në Tiranë nisi në sheshin “Skënderbe”, vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit e për t’u rikthyer sërish në kryeministri.

Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim. Ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës.