Aksident me vdekje në Tiranë
Një përplasje fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Laknas.
Policia e Tiranës bën të ditur se, një makinë ka përplasur një motomjet dhe si pasojë, ka humbur jetën 48-vjeçari me inicialet L. G.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Nënë Tereza’, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.