'Nesër më shumë, që zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel - Rama jepe dorëheqjen!' Marshim protestë nëpër rrugët e Tiranës
Dita e 11-të e protestës/ Pasi qëndruan 3 orë para kryeministrisë duke kënduar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama, mijëra protestues vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Protesta e nisur në orën 18:00 vijoi deri në 21:00 para godinës dhe më pas marshimi vijoi në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit shqiptar.
‘Ky është revolucioni i zemrave, i shpresës dhe dashurisë’ tha një protestues ndërsa ftoi dhe baballarët ti bashkohen.
‘ Rama në burg, merr me vete dhe Ballukun’ i kujtoi një protestuese duke iu referuar ish numrit 2 të Ramës, Belinda Balluku e akuzuar për korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera. Të njëjtat akuza të rënda rëndojnë edhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë në paraburgim prej shkurtit 2025. E protestuesit thërrasin 'O Erion o legen prite Ramën se po vjen'
Shumë protestues mbajtën fjalime para kryeministrisë. Protuestuesit që flisnin hipnin në një shkallë dhe me mikrofon kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama, kërkesë që mbështetej edhe nga protestuesit në kor.
Me thirrjet ‘Sot jemi më shumë. Nesër edhe më shumë. Zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel. Baballarë na bashkohuni!’ folësit u kërkuan protestuesve të vijojnë marshimin nëpër rrugë.
Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen Edi Ramës, sot shënoi një pjesëmarrje më të mëdha që nga nisja e saj.
Në ditën e saj të 11-të, protesta po dëshmon se presioni, sulmet verbale dhe përpjekjet për delegjitimimin e protestuesve nuk kanë prodhuar efektin që priste qeveria.
Përkundrazi, çdo deklaratë e Edi Ramës kundër qytetarëve që protestojnë duket se ka shërbyer si një nxitje shtesë për mobilizim.