VIDEO-Pjesëmarrje rekord në protestë/ Sa më shumë i sulmon Rama, aq më shumë shtohen protestuesit

 

Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen  Edi Ramës, ka shënuar një pjesëmarrje më të mëdha që nga nisja e saj.

Në ditën e saj të 11-të, protesta po dëshmon se presioni, sulmet verbale dhe përpjekjet për delegjitimimin e protestuesve nuk kanë prodhuar efektin që priste qeveria.

Përkundrazi, çdo deklaratë e Edi Ramës kundër qytetarëve që protestojnë duket se ka shërbyer si një nxitje shtesë për mobilizim.

Mijëra qytetarë i janë bashkuar edhe sot tubimit, duke e kthyer bulevardin përpara Kryeministrisë në një demonstrim force dhe qëndrese kundër qeverisë së Edi Ramës.