Tjetër REKORD: Euro gati të zbresë nën 95 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon rënien dhe preku të mërkurën një minimum të ri historik, më afër se kurrë më parë pranë pragut të 95 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.07 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.8% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.9%, shkruan Monitor