VIDEO/ Burimi: Mediat kanë reaguar, tani të reagojnë kancelaritë e BE, Shqipëria në fazë vendimtare politike

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Francë, Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, ka bërë një analizë të fortë mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe reagimin ndërkombëtar ndaj situatës në vend.

Sipas Burimit, dinamika aktuale nuk duhet parë thjesht si një përplasje e brendshme politike, por si një proces që lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin e kancelarive perëndimore dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në interpretimin e tij, gazetari e krahasoi situatën me zhvillime historike në vende të ndryshme, ku presioni ndërkombëtar ka luajtur rol në ndryshimin e regjimeve politike, duke përmendur raste si Pranvera Arabe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Burimi theksoi se, sipas tij, komunikimi politik i kryeministrit Edi Rama është i orientuar më shumë drejt partnerëve ndërkombëtarë sesa opinionit të brendshëm publik, duke e konsideruar këtë si një faktor kyç në zhvillimet aktuale.

Duke u ndalur te protestat në Shqipëri, ai u shpreh se ato përfaqësojnë një bashkim të ‘parcelave të ndryshme të pakënaqësisë qytetare’, nga arsimi te shëndetësia dhe korrupsioni, por me një element të përbashkët emocional dhe shoqëror.

‘Për aq kohë sa nuk reagojnë kancelaritë, sepse ndërkombëtarët, po të flasësh për ndërkombëtarët, mediat ndërkombëtare kanë reaguar. Për aq kohë sa ato nuk reagojnë, pra dhe ato si unë e kanë gjykuar, po gjykojnë që momenti kritik nuk ka ardhur për të filluar, për të lëshuar pe.

Dhe beteja tashmë nuk është me Ramën për mendimin tim, beteja është me kancelaritë. Kur do fillojnë ato ta lëshojnë Edi Ramën si në Pranverën Arabe, kur filluan ato ta lëshonin Mubarakun e të tjerë, Ben Aliun në Tunizi, të njëjtën gjë në Libi apo Bashar al-Assadin.

Pra, me këtë situatë është Rama. Rama pikërisht me ata komunikon, nuk komunikon me shqiptarët.

Jam shumë dakord, po shikoni, për t'i pasur qartë mund ta bëj këtë shpjegim diplomatik. Dua ta mbyll me Saraçin njëherë, pas ta bëj prapë këtë ndërhyrjen. Ajo çfarë tha Saraçi është shumë e drejtë, domethënë në këtë protestë, secili vjen me parcelën e halleve të veta. Kush për arsimin, kush për mjekësinë, kush për korrupsionin, kush për një punë e të tjera.

Por më duket se ka një emërues të përbashkët mbi të gjitha këto që unë e shoh në Shqipëri dhe nuk e shoh tek manifestimet, nuk flas nga vendi i protestave me e plotë, që është gjetur protesta, si Franca.

Por ka diçka në Shqipëri që ka shumë afinitet dhe i bashkon, është dashuria. Kjo është e paimagjinueshme. Të jesh në Shqipëri, si e dëgjuar kur flet në Francë? Në Francë pikërisht ngrihesh pikërisht për këto gjëra që unë i emërova. Jo për pensionet, jo për këtë, jo për atë. Sot janë ngritur për një kronikë të zezë, për një vajzë të vogël që u përdhunua dhe u vra, dhe që drejtësia prej një viti e kishte ankimimin, por nuk bëri asgjë.

Pra, ngrihen për parcela hallesh, por të shohësh këtë mobilizim si në Shqipëri, pra njerëz që më tepër i bashkon dashuria midis tyre sesa dëmi i Edi Ramës që ata e urrejnë, kjo është shumë, shumë themeltare.

Dhe këtë e shpjegojmë me faktin që kemi një clusterim sot, që janë koshient që e gjithë Shqipëria një Zvërnec në kuptimin e unicitetit të rrallësisë së Shqipërisë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.