Rama një hu gardhi, që vetëm tangat i mungojnë!
Nga Petrit Vasili
Punës së kryeministrit është parë me kohë që Edi Rama i vjen anës.
Karagjoz ordiner që përdridhet si çingi rruge dhe flet si alabak i pirë dhe i bërë tapë, si ai është një rast i pandodhur në këtë dynja.
Paaftësia e tij si kryeministër nuk krahasohet me asnjë kryeministër të pluralizmit dhe të monizmit të bërë bashkë.
Mediokriteti i tij si kryeministër është pak, po e sigurt që pas ikjes së tij nuk do të shihet më.
Primitivizmi i tij politik që dhunshëm nuk përballon dot kontrollin mbi pushtetin e tij ekzekutiv është nga më të trashët dhe më demode.
Vulgariteti i tij në reagimet politike, duke u shndërruar në një kloun pa kripë dhe të pështirë, ka treguar se sa i lidhur është pas karriges së pushtetit dhe se ka zero vlerë pa atë karrige.
Korrupsioni i tij është më i çmenduri që Europa ka parë dhe kryeministër që e mbron korrupsionin si ai planeti nuk njeh.
Ndaj protesta e ka nxjerrë në shesh se kush është ordineri që qeveris dhe pritet të veshë tangat dhe të nxjerrë çdo jashtëqitje nga goja për të mbajtur një karrige të qelbur.