Berisha: Paketa e maleve, paketa e mafias. Rama, Agasi dhe Agaçi kanë blerë 400 hektarë në lagunën e Nartës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se e ashtuquajtura “Paketa e Maleve” nuk është një nismë në interes të zhvillimit, por një projekt që favorizon interesa të ngushta klienteliste dhe cenon të drejtat e pronësisë.
Berisha deklaroi se PD e ka kundërshtuar ligjin që në fillim dhe nuk ka dhënë asnjë votë për miratimin e tij, ndërsa paralajmëroi se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë deklaratës së tij ai hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, duke pretenduar se ata zotërojnë qindra hektarë tokë pranë Lagunës së Nartës dhe se vendimet për zonat e mbrojtura janë diktuar nga interesa private.
Sipas Berishës, ndërhyrjet në Nartë dhe projekte të tjera të ngjashme përbëjnë shkelje të ligjit dhe rrezikojnë pasuritë natyrore të vendit.
Fjala e tij
Paketa e maleve, e cilësuar që në fillim, paketa e mafies, është kundërshtuar nga të gjitha komisionet tona. Është miratuar në 13 mars të 2025 me 73 votat e partisë së krimit.
Partia Demokratike asnjë votë nuk ka dhënë për këtë, për paketën e maleve.
Projektligji cenonte jo vetëm tokën publike por edhe pronën private. Atij që ka mundësi financiare të investojë, shkel të drejtën kushtetuese të pronës e të tjerë.
Është duke u përgatitur padia nga këshilltarët e grupit për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.
Pra, siç e shihni, kjo parti ka mbajtur një qëndrim të palëkundur konsekuent dhe ndonjë ish-deputeti të kësaj partie, që rreket tani të bëhet interesant me shkrime, njerëzisht i kujtoj të lexojë pak votën e vet për Akademinë e Shkencave. Kaq.
Ne kemi qenë konsekuent.
Ne kemi mbrojtur me konsekuencë të plotë parimet kushtetuese, parimet ligjore, parimet ndërkombëtare.
Edi Rama, e nisi me shkatërrim në parkun e Butrintit. E vazhdoi me shkatërrimin e zonës së mbrojtur të Nartës. Nuk ka krim më të shëmtuar se aeroporti.
De fakto, jeta e kolonive të flamingove, në qoftë se fillojnë fluturimet, bëhet e pamundur në atë lagunë.
Dhe duhet ta dini këtu, ta dinë shqiptarët, se projekti, ta dini mirë këtu, direkt në anën e lagunës, toka direkt nga ana e lagunës, është blerë nga koska mafioze më e rrezikshme e Europës, Edi Rama, Ergys Agasi.
302 hektarë janë në anën e lagunës. ata duan të shplodhin sytë aty. Engjëll Agaçi me 60 hektarë. Pra në qoftë se laguna, në qoftë se u kthen kurrizin toka aty, një anë e ka nga deti që ajo sipërfaqja e tokës, rripi i tokës që ndan lagunën nga deti, një anë e ka nga deti, Agasi, Agaçi dhe Rama, kanë sipërfaqen e tokës.
Unë e di që ai tani do thotë të nxjerrë dokumentet, por nuk ka dokument më të fuqishëm se Erion Veliaj për të. Aty kanë rreth 400 hektarë, i kanë këtej nga flamingot nga se duan të jenë sodiste, duan të soditin.
Tani, pra gjithçka është ndërtuar aty, gjithçka është vepruar në kundërshtim me ligjin.