Berisha: PD i ka kundërshtuar ligjet që japin trashëgiminë kulturore me koncesion tek privati...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve në kundërshtim me ligjet që delegojnë administrimin e trashëgimisë kulturore tek fondacione private, duke hequr shtetin nga roli i tij ligjor.
Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës për “barbarizëm ndaj trashëgimisë kulturore dhe mjedisore” dhe u shpreh se një nga kërkesat më të drejta të protestuesve është ndryshimi i ligjit që e trajton trashëgiminë si mall tregtar, për interesa klienteliste dhe lobuese.
Ai theksoi se PD-ja ka ndjekur me përkushtim të gjitha procedurat parlamentare për të mbrojtur interesin publik, duke ridepozituar projektligje dhe duke i çuar ato deri në Gjykatën Kushtetuese, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për anulimin e këtij ligji dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.
Fjala e tij:
Tre, deputetja Zhupa e ridepozitoi me datën 29 shtator 2025. Përsëri beteja vazhdon. U fut në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Kulturës dhe u rrëzua me urdhër të Edi Ramës, barbarit të trashëgimisë kulturore dhe mjedisore.
Me 19 shkurt 2026 u votua kundër nga shumica me arsyetimin absurd se nuk duhej penguar sektori privat të merrte në administrim trashëgiminë kulturore, çka nuk ndodh kund në botë.
Katër. Sot një nga kërkesat më të drejta të protestuesve është pikërisht ndryshimi i këtij ligji, sepse ky ligj ka trajtuar trashëgiminë kulturore jo si pasuri kombëtare, por si mall tregtar, për interesa klienteliste dhe lobuese.
Ligji aktual vendos privatin mbi shtetin në administrimin e trashëgimisë kulturore duke krijuar një model koncesionar që bie ndesh me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mbasi kjo Kushtetutë e ngarkon shtetin me detyrën për të mbrojtur identitetin kombëtar, trashëgiminë kulturore dhe jo për t'ia deleguar atë fondacioneve apo interesave private.
Pesë. Sot kemi prova konkrete, në Butrint, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe AADF janë vendosur mbi institucionet shtetërore.
Në Durrës me modelin BID/TID po përsëritet e njëjta skemë dhe logjikë. Çdo hap larg shtetit është një hap larg garancive publike për historinë dhe identitetin tonë, ndaj mbështetet çdo qytetar që kërkon nga sheshi dhe bulevardi anulimin e këtij ligji.
Gjashtë. Tani, e ridepozitoi përsëri, beteja vazhdon, Kryetari i Grupit Parlamentar në emër të grupit, të njëjtin projektligj me datën 8 qershor 2026 dhe si mbështetje ndaj kërkesave të qytetarëve.
C. Ligji special për Akademinë e Shkencave.
Ligji special është ligji më i turpshëm, ligji i pazarit Gjinushi-Tom Doshi. Është më i turpshmi. Skënder Gjinushit i mbaron mandati. Ah, marrëveshja me të cilën kishte shitur Gjinushi partinë tek Tom Doshi, ishte për dy mandate.
Se përndryshe ja merrte partinë ky prapë. Dhe sillet me urgjencë amendimi i ligjit për Akademinë, një historia më e turpshme në historinë e botës akademike të tërë Evropës, ku i krijohet mundësia Skënder Gjinushit të rikandidojë për Akademinë e Shkencave.
Një ish pedagog universiteti, i shtruar në bashkëpunëtor të Zani Çaushit. I njohur.
Dy. Ky ligj u kundërshtua në të dy komisionet, atë të Ligjeve dhe të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Në të dyja, deputetët e opozitës kanë votuar kundër dhe deputetja Ina Zhupa ka qenë për ta kundërshtuar me argumente.
Tre. Me datën 19 korrik 2023, pas një mbledhje jo sipas procedurës vetëm me deputetë të mazhorancës, mjaftueshëm për të siguruar kuorumin, pra pa njoftim të gjithë anëtarëve, Petro Mavromati, Petro ziu, Petro shtiruesh organizon votimin e tij duke i hapur rrugën edhe votimit antikushtetues në parlament të nesërmen në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ja ai që sillet nga studio në studio.
Me datën 20 korrik në mbyllje të rregullores së sezonit parlamentar, e kaluan pa procedurë, jashtë procedurave, në seancë, Mavromati i zi do të thotë. Që ta dini, greqisht, ja thashë se si më erdhi në mend, vrasësi i Kapodistrias.
Në fakt ata kanë qenë dy Mavromat, njeri ishte i zi, ishte vrasës, vrau figurën më të ndritur, një nga figurat më të ndritura të kohës ka qenë ai, Kapodistria, njeriu që i ka bërë kushtetutën Zvicrës, po dhe është njeriu i pavarësisë së Greqisë.
Pra, me datën 20 korrik në mbyllje të sezonit, e votuan pa procedurë në seancë në mënyrë që Gjinushit t'i kurorëzohej jashtë ligjeve, jashtë çdo gjëje, se përndryshe i merrte partia Tom Doshit. I dha ultimatum.
Katër. Me datën 3 i 8-ti , deputetja Zhupa pasi kishte dërguar letër zyrtare në 25 i 7-ti, 2023 bën dhe një takim zyrtar me presidentin, tani Bajram Begaj, dhe i kërkon të mos... mos e pyet... Bajram Limioni, t'ia shtojmë emrin Limioni. Dhe i kërkon të mos e dekretojë.
Të njëjtën gjë bën në mënyrën më të fuqishme, profesor Artan Fuga, i cili bëri një betejë ndër më të pashoqet për të mbrojtur nderin e Akademisë dhe akademizmit në Shqipëri. Me datën 10 maj 2024, me firmat e 36 deputetëve, Ina Zhupa e çon në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj. Ku gjykata me 11 shkurt 2025 ndahet 4 me 4, e kuptoni vetë tani, se çfarë kalkulimesh. Dhe nuk merr vendim duke lënë ligjin në fuqi.