FOTOLAJM/ E moshuara me mesazh emocional në protestë, pankarta që i preku të gjithë
Gjatë protestës qytetare ku u kërkua largimi i kryeministrit Edi Rama, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën një sërë pankartash me mesazhe të ndryshme.
Mes tyre, njëra u veçua për ngarkesën e saj emocionale.
Pankarta mbahej nga një grua e moshuar dhe lidhej me temën e emigracionit dhe largimit të shqiptarëve nga vendi.
Me një mesazh të thjeshtë, por të ndjerë, ajo shprehte mallin për të afërmit që jetojnë jashtë vendit: “Këtu për ata që na i zbuat jashtë vendit. Na ka marrë malli”, shkruhej në të, ndërsa e moshuara dukej dukshëm e prekur.