Të shtëna me armë, një person i plagosur në Lezhë

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, i plagosuri është qëlluar në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.