Athinë, shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve, 8 të arrestuar mes tyre edhe nje shtetase greke
Një operacion i madh policor në Athinë ka çuar në shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me trafik droge dhe armësh. Operacioni ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Shtatë burra me origjinë shqiptare dhe një grua greke, përfshirë anëtaren kryesore të grupit, janë arrestuar nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë. Në aksion janë përfshirë gjithashtu forcat speciale OPKE dhe EKAM.
Kontrollet e shtëpive të të dyshuarve kanë çuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës, kryesisht kokainë, si dhe një numër të madh fishekësh.
Hetimet po vazhdojnë në zona të ndryshme të qytetit dhe autoritetet kanë paralajmëruar njoftime të mëtejshme zyrtare sapo ato të përfundojnë.