A e kontrollon Belinda Balluku mikrofonin e Qorrit në protestë?
Dita e 10 e një proteste shërben për të nxjerrë konkluzionet e qarta për mënyrën se si po shkon ajo.
Nuk është rastësi që pikërisht në këtë ditë, rrjetet më të njohura ndërkombëtare raportuan se tashmë nga një protestë me tipare mjedisore, ajo po kthehet në një lëvizje të gjerë kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Por pikërisht në këtë ditë u bë edhe më e qartë se si përpiqen të infiltrohen në protestë rryma të ndryshme të qeverisjes socialiste.
Mjaftojnë detajet për të kuptuar të tërën dhe kjo gjë vlen sidomos për çështjen e Arlind Qorrit dhe njerëzve të tij në protestë.
Qorri dhe veglat e tij nuk lejojnë asnjë fjalë kundër Lubi Ballukut në këtë protestë. Indirekt, Belinda kontrollon mikrofonin e protestës duke përdorur Qorrin e saj.
Sa herë që nga protestuesit dëgjohen thirrje për hetimin, ndëshkimin apo burgosjen e Ballukut, folësit që kanë monopolizuar mikrofonin nxitojnë të ndryshojnë temën. Në vend që të adresojnë shqetësimin e protestuesve, ata e zhvendosin vëmendjen drejt sulmeve kundër liderit të opozitës dhe kundërshtarëve të qeverisë.
Kjo sjellje ngre një pyetje të thjeshtë: pse ka kaq shumë kujdes për të mos prekur emrin e Belinda Ballukut? Pse në një protestë ku qytetarët kërkojnë përgjegjësi për afera, tendera dhe dyshime për korrupsion, emri i një prej figurave më të përfolura të qeverisë trajtohet si temë e ndaluar?
Në fund të fundit, bëhet fjalë për një zyrtare, emri i së cilës është përfshirë prej kohësh në debatin publik dhe politik. Bëhet fjalë për çështje që kanë prodhuar diskutime të forta edhe në raport me proceset e integrimit evropian dhe standardet e sundimit të ligjit.
Ishte pikërisht çështja e saj që bllokoi miratimin e raportit IBAR për të paktën katër muaj.
Po ashtu, së fundmi SPAK ka zgjeruar hetimet dhe ka shtuar akuzat ndaj Ballukut. Në çdo demokraci normale, këto do të ishin tema qendrore të një proteste që pretendon se lufton korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
Por Qorri dhe militantët e tij shohin vetëm me një sy, atë që ua ka lënë hapur Belinda.