Bahreini: Kemi interceptuar dhe kapur disa raketa dhe dronë të lëshuara nga Irani
Bahreini ka njoftuar këtë të mërkurë se ka kapur dhe interceptuar një numër sulmesh iraniane. Forca e Mbrojtjes dënoi sulmet e Iranit me raketa dhe dronë që synojnë civilët në Mbretërinë e Bahreinit, duke i përshkruar ato si shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha më herët të mërkurën se kishte shënjestruar Flotën e Pestë të SHBA-së në Bahrein.
Irani tha gjithashtu se kishte në shënjestër një bazë amerikane në Jordani, ku autoritetet thanë se kishin kapur pesë raketa.
Ndërkohë, autoritetet e Kuvajtit thanë se po kapnin objektiva ajrore armiqësore. Sulmet vijnë pasi SHBA-të nisën një valë sulmesh ndaj Iranit në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë amerikane.