Pesëshet më të votuara të partive kryesore shqiptare

Tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon, duke qartësuar se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar mbi gjysma e votave të hedhura në kuti.

Më poshtë paraqiten kandidatët që kanë siguruar mbështetjen më të madhe të votuesve në secilën prej katër partive kryesore politike shqiptare, pasi janë numëruar mbi 55 për qind e votave.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti: 130.966 vota
Glauk Konjufca: 103.002 vota
Albulena Haxhiu: 59.620 vota
Hekuran Murati: 51.771 vota
Donika Gërvalla-Schwarz: 48.090 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza: 64.157 vota
Përparim Gruda: 40.030 vota
Arian Tahiri: 34.916 vota
Uran Ismaili: 31.554 vota
Vlora Çitaku: 21.765 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Vjosa Osmani Sadriu: 42.533 vota
Lumir Abdixhiku: 38.510 vota
Doarsa Kica Xhelili: 30.035 vota
Hykmete Bajrami: 23.780 vota
Avdullah Hoti: 21.761 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ardian Gjini: 21.848 vota
Ramush Haradinaj: 19.598 vota
Daut Haradinaj: 14.949 vota
Besnik Tahiri: 13.065 vota
Bekë Berisha: 10.633 vota

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave.

Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 48 vende në Kuvend, e ndjekur nga PDK-ja me 24, LDK-ja me 20, dhe AAK-ja me 8.

KQZ-ja duhet të numërojë edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta si dhe ato me postë dhe të diasporës që ka votuar në përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Ky institucion planifikon që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 26 qershor dhe t’i certifikojë më 6 korrik, por këto afate janë vetëm planifikime, pasi do të varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët lidhur me procesin./ REL/