E thotë avokati i Ramës: ‘Edi 2’, antiamerikane dhe mediokre. Refuzoi 4 ‘amerikanë’ për ministra

Spartak Ngjela nuk ishte në planet e Ramës për ministër, pavarësisht avokatisë që i ka bërë socialistëve përballë reformës në drejtësi.

Tani që emrat e qeverisë dolën, Ngjela ka lëshuar një lumë akuzash kundër kryeministrit, të cilin e vendos në të njëjtën llogore me Bashën dhe Berishën, kundër reformës në drejtësi.

Sipas Ngjelës “Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjioze, dhe ky nuk pranoi t'i bëjë pjesë të qeverisë së tij.

Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion”, shkruan Spartak Ngjela në Facebook e tij.