Nga Surreli në Afrikë/ Rama bëhet meme globale, dalin afrikanët që i puthin foton...

Nëse mendonit se interneti kishte shteruar idetë për meme me Edi Rama, gaboheshit. Këtë herë rrjetet sociale janë pushtuar nga një video mjaft komike.

Në pamjet që janë bërë virale, shfaqen disa të rinj afrikanë që i urojnë 'ditëlindjen' Edi Ramës, ndërsa nuk kursehen as puthjet ndaj fotove të tij.

Pjesa që ka tërhequr vëmendjen është momenti kur të rinjtë dëgjohen duke thënë “We are cyberattackers”. Në komentet online, shumë përdorues e kanë lidhur këtë me deklaratat e mëparshme të Ramës për një “luftë hibride”, të bëra në një periudhë kur vendi po përballet me protesta dhe pakënaqësi të shumta ndaj qeverisë. 

Komentet e shqiptarëve kanë qenë të panumërta, ku disa e kanë quajtur videon “memen e vitit”.