Tensionet filluan të zbuteshin pak pas orës 2 të mëngjesit të së martës. Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për qetësi, qindra njerëz dolën në rrugët e Belfastit të martën në mbrëmje. Shumë prej tyre mbanin maska ​​dhe sulmuan shtëpitë ku jetojnë emigrantët. Protestuesit u vunë flakën kazanëve të plehrave dhe hodhën sende drejt furgonëve të policisë. Më vonë ata i vunë flakën makinave dhe një autobusi që shpërtheu në flakë, por nuk pati të lënduar.

A large group rioters is attacking migrant HMOs (Houses in Multiple Occupation, a form of taxpayer-funded housing for asylum seekers) in Belfast. pic.twitter.com/o9yjynArd4

— Visegrád 24 (@visegrad24) June 9, 2026

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë protestuesit që hyjnë me forcë dhe u vënë flakën shtëpive të emigrantëve në Belfast. Sipas BBC, në një lagje në lindje të Belfastit rreth 100 burra të maskuar endeshin rrugëve të zonës, duke thyer dyer dhe dritare ndërsa bërtisnin po i dëbojmë të huajt.

Demonstrata me slogane kundër emigrantëve u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Britanisë, nga Londra në Glasgou. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve, disa nga shtëpitë ku banojnë emigrantët u dogjën plotësisht.

Dëshmitarët përshkruan se panë një person duke bërtitur përpara se të merrej me ambulancë me kokën e mbuluar me fasha. Gjithashtu u gjet edhe një thikë kuzhine që i përkiste autorit të sulmit. 

Further update from police sources, a property has been set alight in the Lendrick Street area of Belfast.

Emergency services are heading that way.

An earlier bus fire on the Newtownards Road has been extinguished. @BelTel pic.twitter.com/YuNYtTWIXf

— Kevin Scott (@Kscott_94) June 9, 2026

Megjithatë ende nuk ka informacion nëse motivi i sulmit kishte lidhje me terrorizmin. Autori është 30-40 vjeç, me origjinë nga Sudani dhe ka leje qëndrimi në Britani dhe raportohet se jeton pranë zonës ku ndodhi sulmi. Ai më parë jetonte në Dublin, Irlandë. 

Sipas mediave të huaja ende nuk dihet saktësisht se kur ai udhëtoi nga Sudani në Paris dhe më pas nga Parisi në Dublin. Në vitet 2024 dhe 2025 kishte incidente të një natyre të ngjashme në Irlandën e Veriut. Në gusht 2024 ishte vrasja e tre vajzave nga një i ri me origjinë ruandeze. Objektivat e sulmeve ishin emigrantët dhe bizneset në pronësi të pakicave. Vitin e kaluar në Ballymena, arsyeja për incidentet e përhapura ishte sulmi seksual i një vajze adoleshente nga dy djem 14-vjeçarë nga Rumania.

🚨🇬🇧 At Parliament Square, people have began chanting ‘England For The English.’

Protests have erupted across the UK after a Sudanese migrant attempted to behead a 40-year-old man in Belfast. pic.twitter.com/ae4VssSx22

— VoxPopuli (@vpopulimedia) June 9, 2026

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/10/auto_-640-0-1781072471xbelfast-riots-mk-1-5341781073934.webp", "width": 640, "height": 359 } }

Tmerr në Irlandën e Veriut/ Një person sulmon me thikë një kalimtar, të tjerë dalin në protesta! Shkrumbohen banesat që strehojnë emigrantët

Skena dhune dhe zjarrvënie të qëllimshme ndodhën në Belfast dhe pjesë të tjera të Irlandës së Veriut të martën në mbrëmje. Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi një 30-vjeçar sudanez u akuzua për tentativë vrasjeje pasi sulmoi një burrë me thikë. Protestues të zemëruar i vunë flakën një autobusi, shtëpive dhe automjeteve, ndërsa shtëpitë e emigrantëve u vunë në shënjestër, me disa familjet që u evakuuan.

Udhëheqësit politikë i dënuan ngjarjet, duke i quajtur akte dhune me motive raciste dhe duke bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë, i dyshuari do të paraqitet në gjykatë të mërkurën, i akuzuar për tentativë vrasjeje, mbajtje të një arme të mprehtë në publik dhe kërcënime me vdekje.