'Rama në burg'/ Protesta e qytetarëve nëpërmjet pankartave kundër qeverisë: Populli nuk fal

Tiranë është pushtuar nga protestuesit. Shembull, qytetari, energji, rini. Prej 10 ditsh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.

Me një tubim që nisi në orën 18:00 dhe vijon prej më shumë se katër orësh, me mijëra kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe pankartat nga më të ndryshmet, ku duket se kanë zgjedhur të shprehin revoltën e tyre.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, jehon gjatë gjithë protestës. Protestat janë zhvilluar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë, duhet thënë protesta më madhështore dhe më masivja e mbajtur ndonjëherë.

Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, 'Edi Rama në burg', qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie.