Rama gazetares evropiane: Të është bllokuar truni/ Berisha publikon pamjet: Pasi merr tre vizat nuk di çfarë flet
Edi Rama është përplasur ashpër sot me gazetarët nga vende të ndryshme të BE-së që kanë ardhur në Tiranë për të ndjekur protestën e qytetarëve.
Ai është përplasur ashpër me një gazetare polake, deri sa arriti dhe i tha se, ‘gënjeshtrat të kanë bllokuar trunin dhe nuk hyn gjë brenda’.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar pamjet e përplasjes së Ramës me gazetaren dhe shkruan se, po i luan tepeleku dhe nuk di çfarë flet.
‘Po i luan tepeleku! Pasi merr tre vizat nuk di çfarë flet! Beson gënjeshtrat e veta dhe bëhet absurd, mizogen!’, shkruan Berisha në reagimin e tij.