Konferenca me gazetarët europianë, Alba Kepi: Operacion kirurgjikal, propagandistik i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama organizoi një konferencë me gazetarët europianë lidhur me projektin e Jared Kushner dhe protestat që po organizohen në Tiranë dhe në qytete të tjera për të dhjetën ditë.
Po si pasqyrohet në shtypin italian kjo situatë dhe si të duket dhe ty konferenca për shtyp sot e kryeministrit?

Gazetarja Alba Kepi në një lidhje me video për emisionin ‘Task Forcë’ e quan operacion kirurgjikal, propagandistik, si alternativa më e mirë e kryeministrit për të shpëtuar nga ky moment

Alba Kepi: Mendoj se konferenca për shtyp e takimeve me gazetarët është një operacion kirurgjikal, komunikativ, si alternativa më e mirë e kryeministrit për të shpëtuar nga ky moment. Gazetarët e pavarur, ata të cilët nuk u mbështesin shumë linjën editoriale të vendit që përfaqësojnë apo që janë të pandikuar për të thënë shumë të vërteta, ndodhen në Shqipëri dhe kanë pasqyruar me artikujt e tyre që në ditën e parë kur ka nisur protesta. Çfarë ka ndodhur sot në Tiranë me atë konferencë shtypi ku merrnin pjesë shumë gazetarë të huaj që i respektoj, unë mendoj se është e njëjta linjë që është ndjekur me kampet, ku në vend të një konference për shtyp u organizua një press tour ku po gazetarë të vendeve evropiane, me të cilët edhe shumë kolegë të mi me urgjencë u nisën për të bërë një vizitë, një reportazh apo gjithçka mbi pikëpyetje dhe mbi atë rrëmujë të madhe mediatike që ishte krijuar nga kampet, duke vënë kritika të forta ndaj të dyja partive dhe ndaj kryeministrit Rama.

Mendoj se kjo konferencë e organizuar, mendoj nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë me lidhjen e zyrave të komunikimit të institucioneve evropiane në Bruksel. Mendoj se është kërkuar shumë nga gazetarët që janë korrespondentë atje dhe është realizuar dhe pranuar nga kryeministri shqiptar me arrogancën që ai ka gjithmonë se mund të menaxhojë çdo situatë, çdo pyetje, çdo përballje me gazetarët, qoftë me simpatinë e tij, e keni parë shumë herë që ai lëshon shumë batuta, dhe qoftë me arrogancën e tij. Ne do të shohim se çfarë do të prodhojnë këto.

Unë kam shumë ditë që jam në bashkëpunim me shumë gazetarë të huaj, ekipe që ndodhen në Shqipëri, në Tiranë. Madje jam në kontakt edhe me shumë përfaqësues të Partisë Demokratike, që ju i keni dhe në studio të ftuar, ku i kam bërë një thirrje dhe i bëj dhe përmes kësaj studioje, pasi mendoj se vlen për të mirën e interesit kombëtar, të mos lënë vende bosh dhe të pranojnë t'u përgjigjen gazetarëve të huaj. Në këndvështrimin e asaj çka, nuk përzihemi me protestat po të sjellin detyrimin e tyre, të drejtën e tyre si qytetarë në atë çka po ndodh në qytetin e tyre dhe në Shqipëri. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duke lënë vende bosh, ne sjellim hapësirë organizatave fake.

Ka shumë organizata në këto momente, kur të rinjtë shqiptarë protestojnë dhe shumë prej tyre janë njerëz të cilët vërtet protestojnë dhe e gjejnë protestën si një mundësi për të qenë pjesë e establishmentit të ri apo protestojnë për të shpëtuar Shqipërinë. Ka shumë tentativa nga organizata të cilat i financon shteti shqiptar, të cilat shfaqen si organizata të pavarura, me ndjeshmëri për artin, për kulturën, me ndjeshmëri për ambientin, me ndjeshmëri ndoshta dhe për të luftuar krimet e komunizmit, por që deri sot financohen dhe vijojnë të kenë bashkëpunime me ministri dhe organizma e institucione qeveritare shqiptare. Të cilat, në këtë lloj qasje ku Partia Demokratike ka lënë shumë fusha bosh edhe shumë vende bosh, i zënë duke u sjellë ata si zërin e tyre si alternativë, gjë që është një alternativë e manipuluar dhe e komanduar.

Këtë konferencë sot e shoh pikërisht si një operacion kirurgjikal, propagandistik, i arrogancës së kryeministrit dhe i vetëkënaqësisë së tij se mund të menaxhojë çdo situatë.

Ndërsa i takon Italisë, unë vetë kam dhënë shumë intervista gjatë orëve të fundit, ditëve të fundit, pasi kolegët, gazetarët italianë kërkojnë të dinë, të kuptojnë. Jam e bindur që jehona mediatike ndërkombëtare ka sjellë sytë në Shqipëri është emri Kushner, është qendra e këtij projekti. Dhe kjo është një e mirë për Shqipërinë, duke menduar se, ja kam bërë kritikë edhe mediave italiane, ne kemi kohë që u tregojmë dhe rrëfejmë të vërtetat e vendit tonë që shpeshherë shihen mes skepticizmit, shpeshherë vihen në dyshim qoftë në objektivitetin tim profesional se çfarë po ndodh në Shqipëri.