", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/09/auto_imagen-captura-de-pantalla-2026-06-09-a-la-s_2679747_202606090911491781027498.webp", "width": 768, "height": 432 } }

VIDEO/ Arrestohet në vilën luksoze ‘Polaku’, ishte nyja lidhëse mes mafies shqiptare e karteleve ekuadoriane

Vistazo.com

Policia Kombëtare ka arrestuar në provincën Santa Elena të Ekuadorit Jakimiec Tomasz, i njohur me nofkën ‘Polaku’, një objektiv me rëndësi të lartë që kërkohej përmes një urdhër-arresti ndërkombëtar tw lëshuar nga Interpoli për trafik të paligjshëm droge.

Arrestimi u konfirmua të martën, më 9 qershor, nga ministri i Brendshëm John Reimberg, i cili publikoi pamje nga operacioni, përfshirë edhe një fotografi panoramike të rezidencës luksoze ku u ndalua i dyshuari.

Operacioni është quajtur ‘Operación Varsovia’ dhe është realizuar nga njësi të specializuara të Policisë Kombëtare me qëllim çmontimin e strukturave të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kush është ‘Polaku’?

Sipas ministrit Reimberg, Jakimiec Tomasz, 48 vjeç, është shtetas polak dhe ka edhe natyralizim ekuadorian. Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol për trafik të substancave të kontrolluara.

Sipas hetimeve, ‘Polaku’ dyshohet se ka qenë një figurë kyçe në një rrjet kriminal ndërkombëtar të përfshirë në dërgimin e sasive të mëdha të drogës nga portet kryesore të Ekuadorit drejt vendeve të ndryshme të Evropës.

Autoritetet deklarojnë se ai kishte lidhje të dyshuara me mafien shqiptare, grupe të armatosura të Kolumbisë dhe organizata kriminale ekuadoriane si Los Lobos dhe Los Choneros.

Po ashtu, ai dyshohet se shërbente si lidhje strategjike për koordinimin e operacioneve të trafikut të drogës mes organizatave kriminale që veprojnë në vende të ndryshme të rajonit.

Gjatë operacionit, agjentët kanë sekuestruar edhe dy armë zjarri si prova materiale.

Pas arrestimit, ‘Polaku’ është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për vijimin e procedurave ligjore përkatëse.

‘Ky subjekt u vu në duart e drejtësisë për procedurën e duhur. Nuk ka vend për kriminelët dhe ekonomitë që ata përpiqen të ushqejnë,’ deklaroi ministri i Brendshëm duke njoftuar operacionin.