Trump thotë se Irani e rrëzoi helikopterin amerikan: ShBA-ja duhet të kundërpërgjigjet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane e ka njoftuar se Irani ka rrëzuar një helikopter ushtarak të tipit ‘Apache’ që ra afër brigjeve të Omanit, duke shtuar se ShBA-ja ‘duhet t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi’.
‘Unë porsa jam njoftuar nga ushtria jonë e madhe se mbrëmë, iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar gjatë patrullimit mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë të sigurt dhe jo të lënduar. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara duhet t’i kundërpërgjigjen këtij sulmi’ – shkroi ai në rrjetin ‘Truth Social’ të martën, raporton televizioni CNN.
Një dron ujor amerikan pa pilot i shpëtoi dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit.
Ky incident e shënon humbjen e parë të një helikopteri të tipit ‘Apache’ që nga fillimi i luftës së Uashingtonit me Teheranin.