Dita e 10-të e protestës/ Mijëra në shesh para kryeministrisë këndojnë në kor: Rama jepe dorëheqjen
Mijëra protestues janë mbledhur edhe sot pasdite para kryeministrisë dhe këkojnë në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e cila nisi për të mbrojtur lagunën e Nartës, po nxjerr në sipërfaqe oqeanin e pakënaqësive të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.
Ndërkohë në podium qytetarë të ndryshëm po mbajnë fjalime, duke kërkuar dhe qeveri transitore por dhe dorëheqjen e tij.
Kjo është dita e 10-të radhazi e protestës ndërsa nesër kanë thirrur një protestë mbarëkombëtare. Duke thirrur 'bashkohuni me ne!' u kërkohet të gjithë shqiptarëve nga qytetet të bashkohen nesër para kryeministrisë me thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!'