Frikë nga përhapja e Ebolës, shkon në 101 numri i viktimave në Kongo

Autoritetet kanë deklaruar se numri i vdekjeve të konfirmuara të lidhura me shpërthimin e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 101.  Sipas një deklarate të Ministrisë së Informacionit të Kongos 550 raste ishin konfirmuar deri të dielën. Ministria bëri me dije gjithashtu se 309 njerëz ishin në spital ose në izolim dhe 19 pacientë po shëroheshin.

Mediat shkruajnë se Ebola është një sëmundje kërcënuese për jetën, pasi virusi transmetohet përmes kontaktit fizik dhe kontaktit me lëngjet trupore. Shpërthimi aktual është veçanërisht i vështirë për t'u përmbajtur, sepse aktualisht nuk ka as një vaksinë dhe as një trajtim specifik për llojin Bundibugyo të virusit Ebola.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, është e nevojshme të identifikohen dhe monitorohen 90% e të gjithë njerëzve që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.