Dita e 10 protestave kundër qeverisë Rama, nis marshimi i protestuesve në sheshin 'Skënderbej'

Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë drejt Kryeministrisë. Kjo është dita e 10 protestës, në kryeqytet, por jo vetëm.

Mijëra shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta janë zhvilluar edhe në Shkodër, Vlorë, Durrës, Pogradec, por edhe jashtë vendin ku jetojnë shqiptarë. Njëzëri ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, ka jehuar prej 9 ditësh në protestat në Tiranë.