Qytetarët e Lezhës i bashkohen protestave, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Po e lë vendin bosh...
Prej 10 ditësh tashmë në mbarë vendin po zhvillohen protesta të mëdha, me pjesëmarrës të mbledhur jo vetëm në kryeqytet, por edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Qytetarët kanë dalë në rrugë me pankarta në duar, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Në Lezhë, qytetarët u mblodhën në sheshin kryesor, duke shprehur zhgënjimin dhe shqetësimet e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend. Një qytetare tha se:
"Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë për njëri-tjetrin për shkak të politikës. Ne duam të jetojmë si njerëz të ndershëm. Njerëzit e ndershëm, nëse bëhen, do të kenë punë dhe ligje që respektohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, sipas parimit të drejtësisë. Jo sipas militantizmit, punësimit partiak dhe favoreve nepotike që kanë pushtuar Shqipërinë, duke i shërbyer vetëm bandave ekonomike dhe kriminale, të lidhura me sistemin e drejtësisë."
Ajo shtoi se situata ka çuar në një largim masiv të qytetarëve nga vendi: "Po jetojnë në shtëpi bosh, ku madje frymojnë edhe merimangat. Edi Rama duket se dëshiron ta lërë Shqipërinë bosh, por ky revolucion është për të treguar se Shqipëria nuk është bosh. Ne jemi këtu për të çuar zërin tonë dhe për të mos e lënë bosh."