'Solli patronazhistë, jo flamingo! Hasimja: Rama i shqetësuar... as të vetët s' e mbrojnë dot më

Pas jehonës së madhe që ka bërë në të gjithë mediat e huaja,  protesta e qytetarëve, që prej ditësh kërkojnë doreheqjen e tij, duke e akuzuar se po shet vendin,  Kryeministri Edi Rama, u përpoq te  minimizojë reagimin ndërkombëtar,  përmes një konference me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vende të Bashkimit Europian.

Po si shihet kjo lëvizje? Politologu Ermal Hasimja i ftuar në studion e “Task Forcë’ thotë se kjo lëvizje e Ramës synon më shumë qetësimin e opinionit ndërkombëtar sesa atij vendas. Në arenën e brendshme, mazhoranca duket e qetë, duke u mbështetur te komoditeti i 86 mandateve. Megjithatë, përtej kufijve, situata paraqitet më delikate. Shqetësimi ndërkombëtar bazohet në dy shtylla kryesore: impakti i situatës me familjen Trump dhe perceptimi alarmant se projektet po dëmtojnë rëndë mjedisin.

Ndërsa deklarata e Ramës se "flamingot u sollën nga qeverisja socialiste" hidhen poshtë nga të dhënat e shoqatave të mbrojtjes së natyrës, të cilat konfirmojnë se numri i shpendëve në zonat e mbrojtura ka pësuar rënie të vazhdueshme me ardhjen e Ramës në qeverisje. Përballë këtyre fakteve, ironia në debatin publik është se qeverisja ka sjellë patronazhistët, ndërsa flamingot e zonës po pakësohen. Jo vetëm kaq edhe mbështetësit më besnikë e kanë të vështirë të gjejnë argumente për të justifikuar dëmin mjedisor dhe mungesën e theksuar të transparencës së investitorëve.

Sonila Meço: Si të duket ty kjo përpjekje e Edi Ramës, ose kjo përpjekje sqaruese e Edi Ramës sot për shtypin ndërkombëtar? Për të qetësuar, për të sqaruar shqiptarët këtu, për të qetësuar shtypin ndërkombëtar, për të rikuperuar dëmin, menaxhimin e dëmit, si e lexon?

Ermal Hasimja: Janë dy komponentë kryesorë që shqetësojnë mendoj unë opinionin ndërkombëtar. Në raport me shqiptarët besoj që nuk po lodhet dhe aq shumë, të paktën për momentin. Po mbështetet te ai qëndrimi që kam 86 mandate dhe bëni ç'të doni. Ky është për momentin qëndrimi. Kurse në raport me opinionin ndërkombëtar besoj janë dy çështje. Një çështje është... është problemi që i ka krijuar kjo situatë në fakt edhe me familjen Trump. I pari, dhe i dyti pastaj është problemi i përgjithshëm që është krijuar në raport me perceptimin që qeveria po ndërhyn, po dëmton mjedisin, e tjerë e tjerë.

Është edhe i treti pastaj që ka të bëjë me elementin që është më pak i dukshëm, është më i ndjeshëm për ne shqiptarët, çështja e anonimitetit të disa investitorëve, atyre pesë investitorëve të tjerë... në Holandë e tjerë e tjerë.

Dhe ne e dimë në Shqipëri se çfarë do të thotë kur një investitor fshihet pas shoqërive katër palë, katër shtresa shoqërish guacka. Kështu që këto janë problemet që ka shkaktuar, pastaj ajo pjesa tjetër është... duhet mos ta njohësh fare realitetin për ta marrë seriozisht atë që thotë kryeministri.

Kur thotë ai për shembull që flamingot erdhën tani, i solli qeverisja socialiste. Në fakt qeverisja socialiste ka sjellë patronazhistët, se flamingot aty ishin. Madje në postimin e fundit që pe, se mund ta gjej pastaj... të shoqatës përkatëse për këtë çështje, tregohet qartësisht nga ata që janë ekspertë të kësaj fushe që në fakt nga 2014-ta deri në 2026-shin numri, jo vetëm i flamingove por i gjithë shpendëve të zonës aty, ka rënë. Nuk është rritur. 

Për shqiptarët, unë shikoj që të vetët, mbështetësit e tyre, janë shumë më pak të motivuar për të vepruar, sepse i shoh edhe online, i shoh edhe nëpër televizione madje, që në një farë mënyre janë dorëzuar dhe i kanë hequr dorë nga mbështetja...