Antonela Roccuzzo ndez atmosferën e Botërorit 2026, mbështetje maksimale për Lionel Messin

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka rritur entuziazmin për Botërorin 2026 me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet me një stil veror dhe elegante, duke tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën.

Në postimin e saj në Instagram, Antonela është shfaqur me bikini me motive leopard dhe me një kapelë kafe nga një markë dizajnerësh, duke marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. Ajo ka ndarë gjithashtu edhe disa foto familjare, përfshirë një selfie ku shfaqet me një bluzë që mban portretin e bashkëshortit të saj, Lionel Messi.

Postimi është interpretuar si një shenjë e qartë mbështetjeje për kapitenin e Argjentinës, i cili po përgatitet për të udhëhequr skuadrën në Botërorin 2026, me synimin për të mbrojtur titullin e fituar në Katar 2022.

Fansat nuk kanë munguar me komentet pozitive në postimin e saj. Disa e kanë quajtur “mbretëreshë”, të tjerë “e bukur” dhe shumë prej tyre kanë vlerësuar gjestin e saj familjar dhe mbështetjen ndaj Messit.

Argjentina është një nga pretendentet kryesore edhe për këtë edicion të Botërorit, ku do të përballet në fazën e grupeve me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Ndeshja e parë e kampionëve në fuqi është planifikuar më 17 qershor në Kansas City-t ndaj Algjerisë.

Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Lionel Messi mbetet mes favoriteve kryesore për të fituar trofeun, edhe pse përballë ka rivalë të fortë si Spanja, Franca, Anglia, Portugalia dhe Brazili.

Megjithatë, përgatitjet e Argjentinës nuk kanë qenë pa probleme, pasi kampi stërvitor i ekipit është goditur për orë të tëra nga një tornado, duke shtuar shqetësimet në prag të turneut më të madh të futbollit botëror.