Rama mundohet të minimizojë protestat, mashtron gazetarët e huaj për ligjin e zonave të mbrojtura

Kryeministri Edi Rama u mundua të minimizojë protesat e mijëra qytetarëve që prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij,  përmes një  konference me gazetarët e huaja. Rama mori në mbrojtje gardhin me tela në Zvërnec duke thënë se çdo pronar ka të drejtë të rrethojë pronën e tij, ndërsa genjeu për ligjin e zonave të mbrojtura duke thënë se  nuk është e vërtetë që mazhoranca ndryshoi ligjin për t'i hapur rrugë ndërtimit ne zonat e mbrojtura. 

Syri TV

Pas jehonës së madhe që ka bërë në të gjithë mediat e huaja, protesta e qytetarëve, që prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se po shet vendin. Kryeministri, Edi Rama, u përpoq të minimizojë reagimin ndërkombëtar, përmes një konference me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vende të Bashkimit Europian.

Kryeministri i gënjeu hapur gazetarët e mediave të huaja, duke pretenduar se nuk është e vërtetë që ka ndryshuar ligjin që i hap rrugë ndërtimeve në mediat e huaja, megjithëse është fakt mazhoranca socialiste miratoi në vitin 2024 ndryshimet ne  ligjin për zonat e mbrojtura, që  i hapin rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura.

Gjithçka e lidhur me këtë informacion krejt të pavërtetë, që ne ndryshuam ligjin që kjo të ndodhte, kjo është një gënjeshtër dhe unë jam gati t’i provoj me fakte, po si i provon faktet në këtë botë.

Por i zënë ngushtë nga pyetja e një gazetareje që e pyeti se përse u rrethua zona, kur ende nuk ka një projekt, Rama mori  në mbrojtje,  gardhin me tela e gjemba që u bë objekt i zemërimit popullor duke thënë se pronarët kanë të drejtë të rrethojnë pronën. 

Nëse më pyesni dhe jeni të interesuar për fakte, ka një kompani, ka një shprehje interesi që ka nisur me autoritetet, është pronë private. Sepse është kaq shqetësuese kur kalon në gjithë këto zinxhirë dhe sheh gjëra që janë kaq të pasakta dhe, nëse nuk do isha në këtë pozicion, më neveritej po të dëgjoja që qeveria dhe kryeministri im po shet një ishull, po a është e vërtetë? Zvërneci dhe ishulli janë dy gjëra të ndryshme. Çdo pronar privat në këtë vend ka të drejtë të marrë leje për të vendosur gardhin në pronën e tij private.

Madje kryeministri humbi qetësinë ndaj gazetares, pasi ajo nisi të artikulojë shqetësimet e protestuesve, duke e ndërprerë dhe duke thënë se nuk është i interesuar të dëgjojë.

Dëgjoni, dëgjoni, jeni këtu me mua, po flisni me mua, po më bëni pyetje mua, ajo çfarë keni bërë në rrugë nuk është me interes për mua. Është për informacionin tuaj. Tani po më pyesni mua.

Ndërsa gazetarët shqiptarë i përjashton, i ofendon dhe nuk i lëjon të bëjnë pyetje, me gazetarët e huaj përpiqet të shfaqet si një lider liberal, të cilit mund t’i drejtosh pyetje. Duket se jehona në mediat e huaja për akuzat e qytetarëve ndaj tij se ka vjedhur vendin, e ka detyruar kryeministrin të bëjë këtë shfaqje me gazetarë të huaj.