‘Largimi i Edi Ramës, domosdoshmëri kombëtare’/ PL: Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet
Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat qytetare, duke i cilësuar ato si një shprehje legjitime të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale.
Sipas saj, zëri i mijëra protestuesve që kërkojnë ndryshim nuk mund të shpërfillet apo të zëvendësohet me propagandë politike.
Në deklaratën e saj, Memelli thekson se largimi i kryeministrit Edi Rama është një nevojë për vendin, ndërsa kërkon rikthimin e llogaridhënies, hapjen e plotë të listave zgjedhore dhe dëgjimin e kërkesave të qytetarëve.
Ajo shpreh mbështetjen e Partisë së Lirisë për protestuesit dhe i bën thirrje institucioneve të reflektojnë ndaj shqetësimeve që, sipas saj, po ngrihen nga një pjesë e gjerë e shoqërisë shqiptare.
Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli
Largimi i Edi Ramës është sot më shumë se kurrë një domosdoshmëri kombëtare. Zëri i mijëra qytetarëve që kërkojnë ndryshim nuk mund të injorohet, të përçmohet apo të shtypet me propagandë dhe arrogancë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbahet peng nga një qeverisje që ka shkatërruar shpresën, ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka detyruar qindra mijëra të rinj të braktisin vendin e tyre.
Pas më shumë se një dekade në pushtet, Edi Rama është kthyer në simbolin me te urryer te korrupsionit dhe pandeshkueshmerise, te kapjes së shtetit, grabitjes se pronave publike dhe private, dhunes, arrogances dhe kriminalizimit te cdo zyre shteti.
Çmimet rriten nderkohe qe pagat dhe pensionet jane ne nivel mizerabel, ekonomia familjare eshte goditur me rende se kurre, pasuria publike po trajtohet si placke private, ndërsa Edi Rama dhe një grusht klientesh prane tij pasurohen në kurriz të shumicës.
Institucionet janë vënë në shërbim të krimit e vjedhjes dhe jo të qytetarëve, ndërsa transparenca dhe llogaridhënia është zëvendësuar nga propaganda.
Prandaj, largimi i Edi Rames nuk është thjesht një kërkesë politike, por një nevojë jetike për të shpëtuar demokracinë, ekonominë dhe të ardhmen e vendit, per te rikthyer lirine dhe sovranitetin cdo shqiptari.
Zëri i qytetarëve që protestojnë duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre per t'i dhene fund padrejtësisë, korrupsionit dhe keqqeverisjes duhet te pranohen. Protesta është akti më i lartë i qytetarisë dhe demokracisë, jo armik i saj.
Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për të gjithë qytetarët që ngrihen për të mbrojtur dinjitetin e tyre, familjet e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, dënojmë me forcë përpjekjet e qeverisë për të minimizuar dhe denigruar revoltën qytetare. Në vend që të dëgjojë popullin, Narkodiktatori Edi Rama ka zgjedhur arrogancën. Në vend të transparencës, ka zgjedhur talljen. Në vend të llogaridhënies, ka zgjedhur papërgjegjshmërinë.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe te shpejte politik dhe institucional.
Hapja e plotë e listave zgjedhore është një domosdoshmëri, që përfaqësuesit e popullit të zgjidhen nga qytetarët dhe jo të emërohen nga kryetarët e partive, aq me keq nga krimi i organizuar. Po aq jetike është rikthimi i llogaridhënies në çdo institucion, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia.
Nuk mund të ketë demokraci kur Shqiperia shpopullohet dhe te rinjtë detyrohen te largohen masivisht nga vendi. Nuk mund të ketë zhvillim kur korrupsioni gërryen financat publike dhe çdo institucion. Nuk mund të ketë drejtësi sociale kur barra e krizave bie mbi qytetarët, ndërsa pushteti refuzon të mbajë përgjegjësi për dështimet dhe krimet e tij.
Koha e justifikimeve ka mbaruar. Koha e propagandës ka marrë fund. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim nuk mund të presë më.
Edi Rama duhet të largohet. Listat duhet të hapen. Llogaridhënia duhet të rikthehet. Zëri i qytetarëve duhet të triumfojë mbi arrogancën e pushtetit.
Sovrani është populli dhe asnjë qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë kur qeveris kundër interesave të tij dhe te kombit shqiptar.
Faleminderit!