FOTO+VIDEO/ Ja momenti i fundit i 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes misterioze

Një foto e siguruar së fundmi hedh dritë mbi momentet e fundit të 34-vjeçarit E. K., përpara se të humbte çdo kontakt me familjarët dhe të denoncohej si i zhdukur.

Sipas hetimeve të deritanishme, i riu është parë për herë të fundit teksa hynte në një ambient që tashmë është kthyer në qendër të verifikimeve të grupit hetimor. Pikërisht nga ky vend, sipas dyshimeve të autoriteteve, ai nuk ka dalë më vetë.

Zbardhja e lëvizjeve të fundit të 34-vjeçarit ka çuar hetuesit në identifikimin e Armand Shakajt, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka mbajtur peng të riun. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë kërkimeve është gjetur motomjeti i 34-vjeçarit, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se ai është transportuar pas hyrjes në ambientin e monitoruar nga hetuesit.

Kontrolle të shumta janë zhvilluar në objektin ku dyshohet se është mbajtur peng 34-vjeçari, si dhe në disa zona të tjera, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura për të rindërtuar me saktësi itinerarin e tij të fundit.

Ndërkohë, fotoja e publikuar konsiderohet një nga provat e fundit vizuale që dokumenton lëvizjet e 34-vjeçarit para zhdukjes misterioze, një ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë.

Kërkimet për gjetjen e të riut vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt, i cili mbetet personi kryesor i dyshuar në këtë çështje.

FOTO:

VIDEO: