‘Deri dje heshtnin ose bashkëpunonin me të...’/ Bylykbashi thirrje demokratëve: Ne do ta rrëzojmë Ramën
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Vlorës, Aurel Bylykbashi ka reaguar pas protestave masive për Zvërnecin që kanë shpërthyer në vendin tonë dhe përtej kufirit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi u ka bërë thirrje demokratëve të zgjohen, pasi opozita prej kohësh ka trumbetuar kauzat e saj, që prej ardhjes në pushtet të socialistëve.
‘Ne nuk mund t’ua u falim, por edhe as t’ua lëmë kolateral atyre, që deri dje heshtnin, ose bashkëpunonin me të.., kur ne përballeshim dhe përlesheshim..!!!’, shkruan Bylykbashi.
Drejtuesi politik i demokratëve në Vlorë u kërkon demokratëve, të mos tremben përballë qëndresës së tyre ndër vite.
‘Ne jemi ata, qe do ta rrëzojmë Edi Ramën..!!! Ne.., luftëtarët e përjetshëm për Liri dhe Demokraci në këtë vend..!!!’, përmbyll reagimin e tij Bylykbashi.
Statusi:
Rama ne burg…!!!!
Berisha ne burg…???!!!
Demokrate.., zgjohuni !!!
Kauzat tona te 13 viteve Opozite te veshtire kerkojne te na i marrin..!!!
Betejat.., vuajtjet.., sakrificat.., dhimbjet.., goditjet dhe plaget qe kemi marre.., ne keto 13 vite qendrese kerkojne te na i fshijne..!!!
Zgjohuuuniiii…!!!
Askush nga ne nuk mund tja fale Edi Rames, gazin, shkopinjte e gomes, burgun, heqjet nga puna…, por dhe jo vetem atij…
Ne nuk mund tua u falim, por edhe as tua leme kolateral atyre, qe deri dje heshtnin, ose bashkepunonin me te.., kur ne perballeshim dhe perlesheshim..!!!
Demokrate !!!
Luftetaret e vertete, kemi qene dhe mbetemi ne !!!
Prandaj mos u çorodisni, mos u trembni, mos u impresiononi, qendroni krenare per te shkuaren tone.., por edhe behuni gati te zbresim ne fushebeteje siç na ka hije Ne…!!!
Ne jemi ata, qe do ta rrezojme Edi Ramen..!!!
Ne.., luftetaret e perjetshem per Liri dhe Demokraci ne kete vend..!!!