SYRI TV/ Konkurrenca e pandershme e targave të bardha, taksistët e Sarandës në revoltë: Po na vjedhin klientët
Konkurenca e pandershme e taksistëve të ardhur nga Tirana që u vjedhin klientelën dhe u zënë parkimet ka sjellë revoltën e taksistëve të Sarandës, të cilët sot kanë protestuar para Bashkisë Sarandë.
Ata janë përplasur me forcat e policisë që nuk i lejonin të hynin në godinë, teksa një përfaqësi e tyre janë takuar me drejtuesit e Bashkisë ku kanë parashtruar kërkesat e tyre.
SYRI TV
Konkurenca e pandershme e targave të bardha dhe parkimet kanë ngritur në protestë, këtë të martë taksistët e Sarandës, të cilët kanë zbarkuar në Bashki dhe kanë kërkuar takim me drejtuesit e këtij institucioni.
Rreth 60 taksistë kanë qëndruar për rreth dy orë para Bashkisë Sarandë, teksa aty ka pasur një prani të shtuar të forcave të Policisë së Shtetit që kanë tentuar ti ndalojnë të hyjnë në bashki.
Taksistët shprehen se përgjatë sezonit veror taksistë nga Tirana dhe qytete të tjera zbarkojnë në Sarandë dhe punojnë në të zezë, duke u vjedhur klientelën, duke u zënë parkimet dhe duke mos paguar detyrimet
Ndërkohë një përfaqësi e taksistëve ka mundur të hyjë në Bashki dhe të takohen me Kryebashkiakun ku i kanë parashtruar kërkesat e tyre.