GJKKO dënon dy bashkëpunëtorët e drejtësisë – Ja sa vite mori Artan Tafani dhe Kristi Bixheku
Gjykata e Posaçme shpall vendimin për Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin, dy të pandehur që u gjykuan me procedurë të shkurtuar për kryerjen e veprave penale “shkatërrim i pronës me eksploziv” , “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”.
Togat e zeza dënuan me 3 vite e 6 muaj burg Kristi Bixhekun, dënim i cili zbret në 2 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Për të prokuroria e posaçme kishte kërkuar 8 vite burg, 6 me gjykim të shkurtuar, por Bixheku u gjet i pafajshëm për disa episode, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj.
Me 7 vite burg u dënua Artan Tafani. Ky i fundit përfiton zbritje të 1/3 së dënimit, duke u dënuar me 4 vite e 8 muaj. Në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë gjykata e posaçme e dënoi përfundimisht me 2 vite e 4 muaj.
Kristi Bixheku i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit Bujar Turkut
“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit Bujar Turkut.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit Genci Hida.
3. Artan (Marjus) Tafani, I akuzuar për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit Rexhep Ginës.