Protestat qytetare/ Rama u lëshon blogereve Zegjinenë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan, ka imituar disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.
Pas deklaratave të tij, ka reaguar menjëherë Dea Mishel, e cila i është përgjigjur ashpër kryeministrit.
Ajo ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.
“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zeqinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin,” shprehet Dea në reagim.
Por debati ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, ku deputetja i ka shkruar në privat Deas, duke i nisur foto nga Big Brother kur ajo ka qenë pjesë e formatit.
Përveç fotove të nisur, Çaushi e ka ofenduar Dean, duke i shkruar: “Të bësh ironi ti shëmtirë, është fundi i botës”.
Por tashmë me sa duket ‘lufta’ ka vijuar mes ligjvënëses socialiste, Zegjine Çaushi dhe influenceeres, Dea Mishel
Pas deklaratave të Deas që i kujtoi kryeministrit Edi Rama “gafat” që deputetja e tij Zegjine Çaushi ka bërë në Kuvend dhe shkollimin e kësaj të fundit, vetë socialistja ka vendosur që ta marrë situatën në “duar”.
Një kundërpërgjigje rrufe erdhi nga vetë Çaushi, e cila i ishte drejtuar në privat blogeres duke e quajtur “shëmtirë”.
Por, sikur të mos i mjaftonte kjo socialistja ka vazhduar me replikat dhe kësaj here përpos se i ka publikuar asaj një video ku dhe bënte një deklaratë skandaloze për jetimët, duke treguar madje Deas diplomën e saj të juridikut, si dhe e ka etiketuar edhe me fjalën “neveri”.