Presidenti Meta vendos: Kuvendi i ri do të mblidhet më 9 shtator
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot, thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më datë 9 shtator 2017, ora 10:00.
Në dekretin e publikuar nga Presidenca thuhet:
D E K R E T PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10599
Tiranë, më 29.08.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META