'Shqipëria po reziston'/ Aktivistja e njohur, Greta Thunberg jehonë globale protestave kundër Edi Ramës

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një video virale që mbështet protestat në Shqipëri duke e sjellë debatin shqiptar në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

Postimi i saj u shoqërua me mbishkrimin në shqip: “Mbi Shqipërinë, Baldwin dhe çlirimin kolektiv”.

Në video, autori ngre akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ndryshimet në ligjin për Investimet Strategjike dhe në legjislacionin për zonat e mbrojtura janë përdorur për të favorizuar investitorë të fuqishëm, në dëm të transparencës publike dhe interesit të qytetarëve.

Sipas videos, protesta ka bashkuar shqiptarë me bindje të ndryshme politike rreth një kauze të përbashkët: mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit. Autori e cilëson këtë mobilizim si një kundërshtim ndaj modelit të zhvillimit që, sipas tij, vendos interesat ekonomike të pakicës mbi interesin publik dhe mjedisin.

Videoja përmend gjithashtu raportimet për një hetim të nisur nga SPAK lidhur me projektin, ndërsa vë në kontrast qëndrimin e protestuesve me deklaratat e investitorëve, të cilët kanë premtuar respektim të standardeve mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në mesazhin e saj, videoja e paraqet Shqipërinë si një shembull të rezistencës qytetare kundër qeverisë. 

Shpërndarja e videos nga Greta Thunberg i ka dhënë jehonë ndërkombëtare debatit mbi pakënaqësinë ndaj qeverisë në vend.

Postimi i Thunberg: